- Reklama -

11 shtetas të Kosovës kthehen nga Siria

Njëmbëdhjetë shtetas të Kosovës u kthyen të shtunën në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Qeveria është duke i ndihmuar ata që “të kthehen në familjet e tyre”.

- Reklama -

“Gruaja dhe fëmijët që kemi kthyer sot kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë. Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e tyre në ditët, javët dhe muajt në vazhdim”, shkroi Sveçla në rrjetin social Facebook.

“Ata të cilët kanë kryer krime, këtu apo jashtë, do të ndiqen penalisht”, tha ai.

Sveçla shtoi se me kthimin e shtetasve të saj nga Siria, Kosova kryen përgjegjësitë ndaj qytetarëve të saj, por edhe ndaj Koalicionit Global për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik.

Kosova është bërë pjesë e këtij koalicioni qysh në vitin 2014.

Shteti Islamik, i cili në një kohë ka pushtuar territore në Siri dhe Irak, është deklaruar i mposhtur në vitin 2019, por mijëra shtetas të huaj që kanë luftuar përkrah tij, si dhe familjarë të tyre, kanë mbetur në zona të luftës.

Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri dhe Irak, në vitin 2011, rreth 400 kosovarë kanë udhëtuar drejt këtyre vendeve.

Gjatë viteve janë kthyer mbi 240.

Në fund të muajit të kaluar, sipas Policisë së Kosovës, në Siri dhe Irak kanë vazhduar të jenë rreth 100 shtetas kosovarë – në mesin e tyre burra, gra dhe fëmijë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort