Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas qëndrimit në Greqi javën e kaluar e së fundi në Francë, nesër merr rrugë për në Bruksel.Kjo pasi të hënën, do ta zhvillojë edhe raundin e ardhshëm të bisedimeve me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Ky takim në fakt ishte i paralajmëruar që nga ‘përballja’ e fundit mes palëve. Megjithatë, nga opozita shprehen skeptikë lidhur me temat që po bisedohen, teksa akuzojnë qeverinë për mostransparencë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Rrezarta Krasniqi ka thënë se është i pakuptueshëm nxitimi i tyre për të dialogur me Serbinë, duke u bazuar edhe në deklarimet e tyre se dialogu nuk është nga prioritetet e para.
Për ne është i pakuptushëm ky nxitimi i tyre për të dialoguar me Serbinë, duke i marrë për bazë edhe deklarimet e tyre se dialogu nuk do të jetë në prioritetet e para të kësaj qeverie.
Madje, për me keq vet z. Kurti kishte deklaruar se nuk futet në dialog pa u gjetur edhe pagjeturi i fundit, ndërsa tani me shumë nxitim dëshiron të dialogoj. Nuk e di se me çfarë arsyetimi do të dalin tani para familjarëve ta pagjeturve për këtë nxitim që e kanë.
Mënyra se si ka nisur dialogun kjo qeveri është e gabuar e që besa edhe të dëmshme për vendin. Ka mungesë të transparencës dhe ne si deputetë jemi të fundit që informohemi për hapat që do të ndërmarrë qeveria, ndonëse si parti VV sa ka qenë në opozitë më së shumti ka kërkuar teansparencë, ndërsa tani sikurse ka harruar atë përiudhë.Krasniqi, e cila për dy mandate radhazi siguroi ulëse në organin më të lartë legjislativ, konsideron se kjo qasje mospërfillëse ndaj Kuvendit të Kosovës është e gabuar dhe se duhet të ndryshohet me patjetër. Sipas saj, Kuvendi duhet të njoftohet paraprakisht me agjendën.
Ne si opozitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm nga mediat jemi njoftuar për këtë takim të Kryeministrit Kurti me Vuçiqin, sepse kjo qeveri ka vendosur të shpërfillë institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe opozitën, ndonëse kanë miratuar një rezulutë për t’i raportuar Kuvendit të Kosovës para çdo veprimi që do të ndërmerret lidhur me dialogun me Serbinë.
Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, konsideroj se kjo qasje mospërfillëse ndaj Kuvendit të Kosovës është e dëmshme edhe për demokarcinë e vendit, andaj konsideroj se duhet të ndryshohet kjo praktike e keqe që keni nisur ta instalojnë, me injorim të Kuvendit dhe të opozitës. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të njoftohet paraprakisht me agjendën me të cilën Kosova shkon në Brkusel, pra të dihet qartë çka do të diskutohet atje dhe cili do të jetë pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë”
Një tjetër deputete nga radhët e një partie tjetër opozitare, Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se si z.Kurti, ashtu edhe z.Bislimi, kanë një qasje jotransparente, e posaqërisht ndaj Komisionit për Punë të Jashtme. Ajo tha se nuk kanë asnjë informatë lidhur me procesin e dialogut, strategjinë apo parimet.
Madje, ajo ia rikujtoi Kurtit, se sa ishte krye-opozitar ky i fundit, tash kryeministri, kërkesa kryesore ishte që para dhe pas çdo takimi në Bruksel, do të duhej të raportohej në Kuvend.
Qasja e qeverisë, si e z.Kurti ashtu edhe e z.Bislimi, është jo-transparente ndaj deputetëve e posaqërisht ndaj Komsionit për Punë të Jashtme. Ne nuk kemi asnjë informatë, lidhur me procesin e dialogut, strategjinë , apo parimet.Ashtu siç kanç raportuar qeveritç e mçhershme, poashtu me kërkesë të Kurtit si krye-opozitar që të raportohet para dhe pas çdo takimi nç Bruksel, ish dashtë që edhe z.Kurti bashkë me z.Bislimi të raportojnë në Kuvend, por siç duket janë të kënaqur dhe përmbushur me votat që i kanë dhe tani nuk ndijnë llogari ndaj deputetëve si përfaqësues të qytetarëve dhe ndaj votuesve të tyre, tha ndër të tjera Musliu-Shoshi.