Pas përmbytjeve që deri tash kanë marrë jetët e 133 personave, mediet atje po publikojnë fotografitë e atyre që rezultojnë të zhdukur si pasojë e këtyre rrethanave.
Në mesin e të zhdukurve fatkeqësisht është edhe një shqiptare 60 vjeçare e quajtur Diana Janko.
Atë po e kërkon Grigor Nikolla, 40 vjeçar, një tjetër shqiptar nga Shqipëria i cili ka komunikuar me të në facebook para pak ditësh.
“Nuk mund ta arrij më, ne flisnim me njëri-tjetrin çdo ditë në video-thirrje në Facebook. Ajo nuk më telefonon më, informacioni im i fundit ishte se ajo donte të shkonte në spital,” ka thënë ai.