Home LAJME Sllovenia ndryshon qëndrimin: Heq detyrimin e testit për personat tranzit

Sllovenia ndryshon qëndrimin: Heq detyrimin e testit për personat tranzit

0
Sllovenia ndryshon qëndrimin: Heq detyrimin e testit për personat tranzit
epa08423241 (FILE) - A view of the closed border crossing of Monrupino, between Slovenia and Italy, 12 March 2020 (reissued 15 may 2020). The Slovenian government on late 14 May called an end to the coronavirus pandemic within the country. According to media reports, Slovenian Prime Minister Janez Jansa told parliament that the country currently has 'the best epidemiologic picture in Europe'. EPA/MICOL BRUSAFERRO

Qeveria mori këtë vendim pas një turbullimi dhe paralajmërimesh se zbatimi i “rregullit 3-G” do të çonte në kaos në pikat kufitare
“Rregulli 3-G” (dëshmia për vaksinim, Testi negativ ose kalimi i sëmundjes) nuk do të zbatohet për ata që kalojnë tranzit përmes Sllovenisë, shkruan orf.at.

Ky lajm i mirë vjen sot, vetëm një ditë pasi që , burime zyrtare, gjegjësishgt Ambasada e Sllovenisë në Bernë kishin dhënë për albinfo.ch njoftimin se “Regulli 3 G” vlente edhe për kalimtarët tranzit.

Sidoqoftë, Qeveria Sllovene ka vendosur sot që kalimtarët tranzit dhe trafiku ndërkombëtar i mallrave të lirohen nga detyrimi në fjalë deri më 15 gusht. Me fjalë të tjera, do të lejohet hyrja pa asnjë kufizim.

Me këtë vendim janë zgjatur përjashtimet e mëparshme për njerëzit në tranzit dhe transportin e mallrave.

Pas një turbullimi dhe paralajmërimesh se zbatimi i “rregullit 3-G” do të çonte në kaos në pikat kufitare, qeveria, në minutën e fundit vendosi që megjithatë të mbajë përjashtimet për të dy kategoritë e përmendura, përcjell albinfo.ch.

Qëndrimi në vend, jo më shumë se dymbëdhjetë orë

Kjo do të thotë që tranziti përmes Sllovenisë do të vazhdojë të jetë i lirë nga çdo kufizim.

Por, duhet theksuar në këtë rast, se udhëtarët duhet të largohen nga vendi përsëri jo më vonë se pas dymbëdhjetë orësh, transmeton albinfo.ch. Ata duhet të jenë në gjendje t’u provojnë autoriteteve se janë në të vërtetë në tranzit, thuhet në njoftimin qeveritar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here