- Reklama -

Ramosaj: Ka dyshime që helmimi i ujit mund të jetë i qëllimshëm

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se është hera e dytë brenda muajit që ka helmime nga uji dhe kjo i ka bërë të dyshojnë se kjo mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë, Ramosaj shton se kjo gjë duhet të vërtetohet nga organet kompetente.

‘’Është hera e dytë brenda muajit që ka helmime dhe se kanë dyshime që mund të jetë edhe e qëllimshme por që këtë duhet të vërtetohet nga organet kompetente’’, ka thënë i pari i Deçanit.

- Reklama -

Ramosaj tregoi se fillimisht kanë dyshuar se është një sëmundje sezonale, por pas shtimit të pacientëve ka pasur supozime se është nga uji. Ai tashmë thotë se janë marrë të gjitha masat për të gjetur shkakun e asaj që kan ndodhur.

‘’Uji në 10 fshatrat që furnizohen nga i njëjti gyp të mos përdoret. Kemi ftuar Prokurorinë, Policinë, ISHPK-në, KRU ‘’Hidrodrini’’ për të hetuar situatën e krijuar. Deri tash, rezultatet e para kanë treguar se uji ka qenë i pastër kimikisht, por duhet pritur edhe analizat biologjike nga laboratori, që pritet të vijnë kah mbrëmja dhe më pas duhet bërë një ekspertizë shtesë për të qenë të saktë 100 për qind se çfarë ka ndodhur. Përkushtimi ynë dhe i kolegëve do të jetë deri në gjetjen e shkakut që ka sjellë këtë helmim le të themi. Do të bëhen të gjitha analizat e këtyre pacientëve. Laboratori do ta jep përgjigjen e saktë’’, u shpreh Ramosaj.

Ramosaj ka thënë në rast se vërtetohet se ka pasur helmim nga uji atëherë do të merren masa ligjore dhe administrative ndaj kompanisë së ujësjellësit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort