Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se më datë 6 korrik 2021, Policia Rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ në Suharekë për lirim e trotuareve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.
Ky aktivitet i Policisë, përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Suharekë, sidomos në rrugët të cilat lidhen me qendrën e qytetit si dhe rrugët në drejtim të Reshtanit dhe Reqanit.
Andaj, Drejtoria Rajonale në këtë aktivitet ka angazhuar njësi të specializuara të Njësisë së Komunikacionit Rrugor dhe njësi të tjera policore.
Në angazhimet policore në Suharekë, gjatë realizimit të detyrave janë gjetur parregullsi në kundërvajtje dhe për këtë Policia ka shqiptuar 37 tiketa trafiku.
Me këtë aktivitet Policia do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, thuhet në njoftim.