- Reklama -

Danimarka e hoqi nga përdorimi vaksinën ‘Astra Zeneca’, ia ofroi Kosovës 250 mijë vaksina të tilla

Shteti i Danimarkës ka shprehur gatishmërinë t’i dhurojë Kosovës 250 mijë vaksina “Astra Zeneca” edhe pse në muajin prill ky shtet pati refuzuar të vaksinojë qytetarët e vetë me këtë lloj të vaksinës.“Vendimi u mor për shkak të lidhjes së vaksinës me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut”, pati thënë agjencia shëndetësore e Danimarkës.

Në lidhje me këtë KALLXO.com ka kërkuar një përgjigje nga kabineti i ministrit Arben Vitia, nëse do të pranojnë këtë donacion.Nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se ende nuk kanë vendosur nëse do t’i pranojnë.“Nuk mundemi me dhanë përgjigje ende”, i kanë thënë KALLXO.com nga kabineti i ministrit të Shëndetësisë.Lajmin se Danimarka do të dhurojë vaksina falas për Kosovën e ka bërë të ditur ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.

- Reklama -

“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250,000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë”, thuhet në postimin e Zemajt në facebook.

Katër muaj pas pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19, Kosova ka pranuar dy kontingjentet e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me kompaninë ‘Pfizer’. Më 28 qershor në vend arritën 81 mijë e 900 doza të vaksinës, ndërsa një ditë pas poashtu arriti edhe kontingjenti i dytë me 106 mijë e 470 vaksina.

Përveç Danimarkës katër ditë më parë Kosova poashtu ka pranuar 182 mijë e 900 vaksina nga shteti i Norvegjisë.Në anën tjetër, fushata e imunizimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, fillimisht me 24 mijë dozat e para të dhuruar nga COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Përreth katër muaj në nivel vendi janë vaksinuar 205 mijë e 884 qytetarë prej tyre 49 mijë e 207 kanë marr edhe dozën e dytë të vaksinës kundër SARS-CoV-2.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort