- Reklama -

Vlerat ushqyese të kumbullave

Kumbullat, të çfarëdo lloji qofshin, për disa, janë fruti më i mirë i sezonit. Tani ato janë në kulmin e tyre të pikejes.

Kumbullat nisin që kur shfaqen të parat, jeshilet, në muajin prill, e vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Por, nëse i thani, mund t’i shijoni edhe gjatë dimrit. Përveçse të shijshme, ato kanë veti të mira e vlera ushqyese. Së pari përmirësojnë sistemin tretës dhe forcojnë sistemin imunitar.

- Reklama -

I bëjnë mirë zemrës dhe parandalojnë ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Kumbullat pastrojnë natyralisht zorrët, prandaj shfrytëzoni sezonin për të pastruar trupin. Ndikojnë në përmirësimin e shikimit dhe aktivizojnë punën e veshkave.

Një tjetër vlerë e tyre është aftësia për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë. Edhe diabetikët duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme, sepse janë parandaluese të diabetit.

Ju duhen vetëm kumbulla dhe ujë. Vendosni ujin për të zier dhe shtoni më pas kumbullat. Lërini për dy minuta dhe kullojini menjëherë. Hiqni bërthamën dhe vendosini në furrë, në temperaturë të ulët (100 gradë) për 1 orë e gjysmë. Fikeni furrën dhe lërini për 30 minuta të tjera. Lërini të ftohen dhe ruajini në enë qelqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Përhapja e gripit, rsv dhe norovirusi po rritet

Sezoni i dimrit këtë vit ka sjellë një valë...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Pas cilës moshë duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë lëkurës, flet dermatologia Krasniqi

Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të...

Ndryshimet klimatike mund të sjellin një kërcënim të ri për furnizimin global me gjak

Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet...

Sot, shënohet Dita Botërore e Veshkave

13 marsi është Dita Botërore e Veshkave, një mundësi...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort