Sot rreth orës 07:10 ka ndodhur një aksident në magjistralen Pejë-Rugovë.Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth ores 07:10 Policia është informuar për një aksident të ndodhur në kilomentrin e tretë të magjistrales Pejë- Rugovë. Të lënduar janë tre persona të cilët janë duke marrë tretmane mjekësore”, tha Rugova.