Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka dhënë dorëheqje para zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë në zgjedhjet që do të mbahen më 3 korrik.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë, ku njoftoi se ai dhe kryesia kanë dhënë dorëheqjen.
“Kryesia e PDK-së dhe unë si ushtrues detyre japim dorëheqje nga të gjitha pozitat që i kemi në parti. Ne do të pushojmë punën në pozitat partiake deri në mbajtjen e Konventës më 3 korrik”, ka thënë ai.