Përmes një komunikate dërguar mediave, KRU ” Hidroregjioni jugor në Prizren, ka apeluar tek konsumatorët për shfrytëzim racional të ujit, pasi si pasojë e rritjes së temperaturave edhe keqpërdorimet janë rritur ndjeshëm, thuhet në komunikatë.
” Të nderuar konsumatorë, K.R.U.”Hidroregjioni jugor”sh.a.Prizren me njësitë punuese : Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash, iu bënë thirrje të gjithë konsumatorëve të cilët furnizohen nga shërbimet tona, që uji të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale dhe ekskluzivisht për nevoja higjieno-sanitare e në asnjë mënyrë për destinime tjera, sepse me rritjen e temperaturës ka filluar që të rritet edhe keqpërdorimi i ujit të pijes dhe rrezikoheni që të aplikojmë reduktimet për furnizim të ujit të pijes.
Ju bëjmë me dije se në qoftë se vazhdon ky trend i konsumit të ujit të pijes pa kritere , si për ujitje dhe destinime tjera, atëherë jemi të detyruar të aplikojmë reduktime edhe më të ashpra se këto të cilat po i publikojmë sot. Ekipet tona së bashku me Inspektoratin komunal do të jenë vazhdimisht në teren dhe aty ku hasin në keqpërdorim të ujit të pijes nga persona të papërgjegjshëm, do të përballen me masa të rënda ndëshkimore konform ligjit.
Andaj në bazë të rrethanave të përshkruara më lartë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” sh.a. Prizren, me njësitë punuese : Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të sillen konform rekomandimeve tona në lidhje me konsumin e ujit të pijes.
Po ashtu iu bëjmë thirrje që pagesa e faturave mujore për konsum të ujit të bëhet me rregull.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.