Bashkimi Evropian duhet të flasë drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin në mënyrë që të përpiqet t’i përmirësojë marrëdhëniet, tha kancelarja gjermane Angela Merkel sot, duke theksuar, ndër të tjera, se këto bisedime janë të nevojshme edhe për shkak të përzierjes së Rusisë në Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Express.
“Sipas mendimit tim, ne si Bashkimi Evropian duhet të kërkojmë kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë dhe presidentin rus”, tha Merkel këtë mëngjes në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit, Bundestag.
Pamje nga vendi ku u ther për vdekje një person në Gjilan
Kancelarja tha se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me Putinin në mënyrë që të merret me shumë “provokime” ruse kundër bllokut dhe interesave të tij në Evropën Lindore.
Është interesante që Merkel, si një nga arsyet e domosdoshmërisë së bisedimeve me Putinin, përmendi edhe Ballkanin Perëndimor. Ajo deklaroi se BE-ja, për shkak të afërsisë dhe përgjegjësisë së saj ndaj vendeve në Ballkanin Perëndimor, është e detyruar ta gjejë një përgjigje të përshtatshme ndaj aktiviteteve ruse.
Reklamë
“Aktivitetet e Rusisë në Ukrainë, Bjellorusi dhe Ballkan ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e Bashkimit Evropian, prandaj është e nevojshme që blloku me 27 anëtarë të përgjigjet me një zë”, tha Merkel.
Sipas saj, nuk është e mjaftueshme që presidenti amerikan të flasë me presidentin rus.
“Unë e mirëpres atë, por BE-ja duhet gjithashtu të krijojë forume për dialog”, shtoi Angela Merkel.