Drejtori i QKMF, Xhevat Elezkurtaj, njofron qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët kanë pranuar sms-thirrje për vaksinim nga MSH për datat 19 dhe 20 qershor, të lajmërohen të hënën 21.06.2021 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” për t’u vaksinuar pasi që gjatë vikendit nuk do të punohet.
Faleminderit për mirëkuptim, thuhet në njoftimin e drejtorit Elezkurtaj./tvprizreni.net/