Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndarë imazhe nga momente të vizitë së saj të sotme në kampin e KFOR-it, ‘’Villaggio Italia’’ në Pejë.
Ajo thotë se kjo vizitë e saj u bë në përvjetorin e vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë në vitin 1999 bashkë dhe me aleatët tjerë.
”Kënaqësi e veçantë të vizitoj sot kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë, në përvjetorin e
vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë, në vitin 1999, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë të tjerë.
Falënderoj komandantin e KFOR-it, gjeneral Federicin, komandantin e komandës regjionale Perëndim, kol. Marioriello, si dhe ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando si dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera pjesëmarrësve, për mikpritjen e ngrohtë dhe për riafirmimin e angazhimit për sigurinë në Kosovë.
Kontributi i ushtarëve të NATO-s ndër vite dhe prezenca e angazhimi i vazhdueshëm i tyre në vendin tonë mbetet jashtëzakonisht i çmueshëm dhe një garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë”.