Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar nga Qeveria Kurti 2 që të ketë prioritet vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit.Ai në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se mbetet shqetësuese që as në programin qeveritar nuk parashihet asnjë masë konkrete se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike e vendit pas COVID-19.
“Vaksinimi i popullatës është prioritet jo vetëm për shëndetin e qytetarëve edhe për rimëkëmbje ekonomike. Se gjendja ekonomike është e rëndë, tregojnë edhe shumë indikatorë makro-ekonomik. Kemi shumë biznese që kanë falimentuar e shumë punëtorë që kanë humbur vendin e tyre të punës. Borxhi publik është rritur. Shqetësuese mbetet që as në programin qeveritar nuk parashihet asnjë masë konkrete se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike e vendit pas COVID-19”, tha Hamza.
“Gjendja është e rëndë, sikur të ishin marrë të gjitha masat me kohë nuk do të ishim në këtë gjendje. Pagat e punonjësve në sektorin privat të jenë 300 euro në muaj gjatë pandemisë. Të ketë mbështetje shtesë prej 40 milionë eurove për të gjitha bizneset që kanë qenë të mbyllura e nuk kanë funksionuar në rregull gjatë pandemisë.”“Të gjithë fituesit e skemave sociale të paguhen shtesë me nga 100 euro për muajin maj, qershor, korrik, gusht. Të parashihet falja e gjobave në kohë pandemie. Ata që i kanë paguar t’u rimbursohen. Kërkojmë plan konkret në 2-3 vitet e ardhshme të ndihmojnë qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ai.