Ekspertët e shëndetit thonë se peshku është më i shëndetshmi pothuajse nga të gjitha llojet e mishërave që i konsumojmë. Gjithashtu është ushqim shumë i preferuar nga shumë njerëz rreth botës për shkak të vlerave ushqyese dhe shijes që posedon.
Gatimi i peshkut, varësisht nga lloji i ushqimit që do të krijojmë, kërkon mjeshtri të përkryer për ta përgatitur, por cilado qoftë ajo mënyrë, peshku mbetet gjithmonë shumë i shijshëm për t’u konsumuar.
Përpos shijes, peshku ka vlera ushqyese të jashtëzakonshme, vlera këto të cilat është vështirë të gjenden në produkte të tjera ushqimore.
Vlerat ushqyese që posedon peshku janë:
* Yndyrnat omega 3
* Antioksidant
* Mbron trurin-pjesën e memories
* Shkrin dhjamin e tepërt
* Regullon problemet me diarenë
* Ka sasi të vitaminës A, B2, B12
Konsumuesit më të mëdhenj të peshkut, sipas statistikave më të fundit janë aziatikët, përndryshe shumë receta të bëra me peshk kanë prejardhje nga këto vende.
Sugjerohet që brenda javës peshku të konsumohet së paku 2 herë.