Një kosovar i moshës rreth 30 vjeç që ishte duke drejtuar makinën e llojit Porsche është qëlluar për vdekje nga persona ende të panjohur. Këtë e kanë konfirmuar policia gjermane në një deklaratë për media nga vendi i ngjarjes, shkruan RTL.
Policia gjermane ka angazhuar një numër të madh policësh të cilët janë duke vazhduar kërkimet dhe hetimet për të dyshuarin.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 1 e 30 minuta të pasditës në qendër të Hanoverit. Dëshmitarët kanë treguar se kishin dëgjuar një të shtënë.
Siç ka treguar zëdhënësi i policisë, Micahel Bertram, dyshohet se kishte pasur një zënkë të mëhershme në mes të dy automjeteve. Të paktën thuhet se ka pasur të shtëna nga një makinë Mercedes-Benz. Pas të shtënave, makina Porsche është përplasur dhe drejtuesi ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për kthim në jetë.
🔴 Infotweet 🔴
Es kommt derzeit im Bereich der #Arndtstraße zu einem Großeinsatz. Hintergrund ist ein Tötungsdelikt an einer einzelnen Person. Unsere Kollegen sind mit vielen Einsatzkräften vor Ort. Eine Presseinfo folgt. pic.twitter.com/xRiZprRCia— Polizei Hannover (@Polizei_H) June 3, 2021
Në ngjarje dyshohet se janë përfshirë më shumë se dy persona.
“Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i sukseshëm”, ka thënë Policia.
Sipas zëdhënësit të policisë Bertram, përveç Porsches së zezë, në vendin e ngjarjes ishte edhe Mercedesi i bardhë me targa nga Donauwörth (Bavaria) me disa vrima plumbi. Disa dëshmitarë e kishin vëzhguar ngjarjen dhe po merren në pyetje.
