Flamuri i Kosovës është ngritur për herë të parë në misionin paqëruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.
Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.
Në njoftim thuhet se Kosova është e përkushtuar për paqe në botë.
“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve). Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët”.