Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq ka thënë sot se kur të takohet me Albin Kurtin, do ta trajtojë njëjtë, si Hashim Thacin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin, më parë.
Madje, ai e ka këshilluar kryeministrin e Kosovës të mos tentojë e të bëjë dicka të pazakontë, pasi do t’ia kthejë ashpër.
“Që Kurti të kushtëzojë se si të bisedohet me të dhe si ta trajtojmë, paraprakisht mund t’i them që do ta trajtoj sikur secilin përfaqësues të institucioneve të përkohshme. Ai mund të tentojë të bëjë dicka, por këtë nuk do t’ia këshilloja”, ka thënë Vuciq, pas një takimi në Beograd me liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Vuciq takon sot dy emisarët për Ballkanin, amerikanin Matheë Palmer dhe evropianin Miroslav Lajcak ndërsa tha që do të jetë i rreptë edhe me këta.
Madje, indirekt u tha këtyre se nuk po reagojnë hiq në ato që po thuhen kundër Serbisë dhe popullit serb. Në këtë rast, e pati për deklaratat e Kurtit se nuk do të ketë asociacion monoetnik të komunave me shumicë serbe.
“Mund të them se reagimi jonë do të jetë shumë i fortë dhe i rreptë në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar nën mbikëqyrjen ndërkombëtare të BE-së”, ka vazhduar presidenti serb. “Kur dikë e mbeshtetni për muri, pa marrë parasysh nëse kjo bëhet me qëllimin për ta arritur një zgjidhje kompromisi, duhet ta shfani ashpërsinë dhe fuqinë e të thonë se ‘kjo nuk shkon’”.