- Reklama -

Veseli: Punësimi i të rinjve është politikë e imja

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka qëndruar në Kaçanik ku ka vizituar një fabrikë betoni që është në ndërtim e sipër.

Ai tha se kjo fabrikë është investim i shqiptarëve të diasporës ku do të punësohen më shumë se 150 punëtorë.

- Reklama -

“Unë ndihem shumë krenar me punën shembull të kryetarit Besim Ilazi në Kaçanik, e cila është pikërisht ajo që i duhet Kosovës, çka i duhet rinisë dhe që është edhe politikë e imja si kryetar i PDK-së. E kjo pra është punësimi i të rinjve, punësimi i njerëzve tanë në Kosovë. Është një shembull i jashtëzakonshëm se si qeverisja komunale ju ofron investitorëve tanë. Kijeni parasysh, Zharku dhe Guri janë dy familje që po investojnë kapitalin e tyre prej miliona euro duke sjellë investime në vendlindjen e tyre. I falënderoj për këtë investim ku do të punësohen rreth 150 qytetarë. Kjo është fabrikë që do të prodhojë për Kosovën, për eksport dhe kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Veseli.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se Kuvendi Komunal i ka siguruar parcela në shfrytëzim për 99 vjet investitorëve nga diaspora ku do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendlindjen e tyre dhe ku do të hapin shumë vende të reja pune.

Edhe përfaqësuesi i kompanisë investuese tha se fabrika e tyre është fabrikë betoni e cila do të prodhojë elemente të para fabrikuara të betonit.

Ai tha se ky investim është nga diaspora dhe udhëhiqet nga bashkëatdhetari Mevlud Zharku, i cili një kompani të ngjashme betoni e ka edhe në Gjermani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort