Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka konfirmuar se do të shtohen në sistemin publik të Kosovës specialistë të rinj dhe të gjithë ata që ende janë të papunësuar do të kenë mundësi që nga nesër të aplikojnë për këtë pozitë.Ai ka thënë se nga sot, nuk ka më as mjek, as specialist në rrugë. Mjekët, 1.500 tashmë janë regjistruar në specializim dhe të gjithë mjekët specialistë janë të punësuar.Postimi i plotë:
Të nderuar specialistë,
Kjo është ditë e madhe për juve, ditë e gëzueshme për Ministrinë, për mua si ministër dhe është lajm i mirë për qytetarët dhe shtetin.
Sot, e konfirmoj për Juve këtu dhe për opinionin se specialistët po punësohen në sistemin publik shëndetësor.
Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, nga nesër do të hap konkursi për specialist të pa punë.
Kërkoj që të ndjekeni të gjitha procedurat e rekrutimit dhe konkursi të jetë i transparent.
Armatës së mjekëve, po i shtohet profesionalizmi, përkrahja e cilësisë së përkujdesjes.
Dua t’jua kujtoj se para disa ditëve, edhe 1500 kolegë tuaj më të rinj, iu bashkuan kuadrit specialistik.
Pra, nga sot, nuk ka më as mjek, as specialist në rrugë. Mjekët, 1.500 tashmë janë regjistruar në specializim dhe të gjithë mjekët specialistë janë të punësuar.
Edhe në të ardhmen, nuk do të lejoj që asnjë mjek të jetë i papunë, të gjithë specialistët do të kenë vend në spitale.
Specialistët do të punësohen në institucionet publike shëndetësore ndërsa mjekët do ta fitojnë specializimin.
Nuk ka mundësi të jetë ndryshe.
Duhet të kemi mjek sipas nevojave dhe numrit të banorëve.
Nuk mund të presim ngritje të cilësisë pa mjekët e angazhuar, andaj, çdo mjek dhe mjek specialist, do të punësohet.
Ky nuk është premtim, është zotim!
Ne nuk do të ndalemi!