Ekrem Rexha, ish- komandant Drini, u lind më 14.8.1961 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në Prizren. Më 1967 regjistrohet në gjimnazin ushtarak në Beograd. Akademinë ushtarake-gjinia këmbësorisë e mbaron më 1984 në Sarajevë.
Në akademinë ushtarake ndalet si ligjërues i kadetëve ushtarakë. Më 1988 ka regjistruar studimet e magjistraturës në shkencat politike-drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare. Në Sarajevë ka vijuar disa kurse për mësimin e gjuhëve të huaja. Ekrem Rexha ka zotëruar mirë 7 gjuhë të huaja, në mesin e tyre anglishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten etj. Në vitin 1992 ka marrë urdhër të shkojë në frontet e luftës në Dalmaci.
Në mars të vitit 1993 kthehet në Prizren, çmobilizohet dhe nuk kthehet më në radhët e ish-APJ-së. Në vitin 1995 punësohet në ndërmarrjen private të kontabilitetit “Standardi” në Prizren. Pas fillimit të luftës, në shkurt të vitit 1998, Ekrem Rexha niset për të shkuar në Sarajevë, për t’i rregulluar disa punë private dhe për të rënë në kontakt me oficerët shqiptarë e më pas për të ardhur në luftë në Kosovë. Në Zvirnik arrestohet nga policia serbe, gjoja se ka qenë i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Në uzhicë dënohet me dy vjet burgim, por lëshohet të mbrohet në liri. Pas dy-tri javëve kthehet në Prizren. Në muajin maj 1998 bie në kontakt me njësitin e UÇK-së së Kabashit.
Në qershor 1998 emërohet komandant i Shtabit të Vërrinit, në të cilin bashkëpuntor të ngushtë gjatë tërë luftës e ka pasur Selim Krasniqin, kryetar aktual i Asociacionit të Veteranëve të UÇK-së në Prizren. Më 7 shtator 1998 shkon në Shqipëri, ku merr pjesë aktive në riorganizimin dhe stërvitjen e ushtarëve të UÇK-së.
Më 14 dhjetor 1998 kthehet në Kosovë dhe me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së emërohet kmandant i Zonës Operative të Pashtrikut në Kasterc e Noshor të Suharekës. Në mars të vititi 1999, po ashtu me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, shkarkohet nga detyra e Komandantit të ZOP dhe emërohet drejtor i Shkollës Ushtarake dhe i Doktrinës së UÇK-së deri në çmobilizim.
Sipas bashkëpunëtorëve të tij, Ekrem Rexha – Komandant “Drini” nuk është aktivizuar në TMK, për faktin se nuk është pajtuar me mënyrën e çmilitarizimit të UÇK-së dhe të shëndrrimit të UÇK-së në një organizatë civile.
Lufta e Kosovës
Ekrem Rexha-Drini, duke ndjere thirrjen e atdheut dhe duke pare zhvillimet e fillimvitit 1998, ne shkurt mesyne Sarajeven per te rene ne kontakt me oficere te tjere shqiptare dhe per ta kordinuar organizimin e luftes çlirimtare. Pas arrestimit te tij ne Zvornik, me preteks te armembajtjes pa leje, ai denohet nga Gjykata e Uzhices me dy vjet burg, por me te drejte mbrojtjeje ne liri. Keshtu, Drini duke e dashur atdheun me shume se jeten, kthehet ne Prizren dhe vehet ne sherbim te çlirimit te atdheut. Ai nuk ka pritur urdhera qeverish per tu vene ne sherbim te luftes çlirimtare! Ndoshta, eshte kjo njera nga simptomet qe me se tepermi i ka penguar qarqe te njohura, qe luften e UÇK-se e deshiruan te quhet “dore e zgjatur e Serbise dhe lufte e disa grupeve, barinjsh te pashkollesh!”
Fillimisht, pasi bie ne kontakt me Njesitin e Kabashit, kyçet ne radhet e UÇK-se ne fillimmajin e vitit 1998. Ishin ngjarjet e Likoshanit e Epopeja e Jasharajve, qe Drinin e sinjalizoi per domosdoshmerine e angazhimit dhe kontributit te tij. Ai me shume e donte lirine e Kosoves, se “mrizet” e perendimit, kete e deshmoi me punen e tij te madhe, deri ne vdekje. Ne qershor, emerohet Komandant ne Shtabin e Verrinit dhe arrine te tuboje rreth vetit shume atdhetare. Ai ishte perhere i respektuar dhe i dashur per bashkeluftetaret e tij. Duke pare nevojen e madhe te furnizimit te formacioneve te UÇK-se me armatim, ai me nje kontigjent luftetaresh shkon ne Shqiperi, me 7 shtator 1998. Edhe atje nuk qendron duarkryq. Atje angazhohet ne stervitjen e luftetareve te rinj, te cilet ketu kishin ardhur per tu armatosur, e per te kapercyer Bjeshket e Nemuna dhe per tju bashkangjitur luftes çlirimtare.
Me 14 dhjetor 1998, Ekrem Rexha nga SHP i UÇK-se emerohet Komandant i Zones Operative te Pashtrikut. Gjate qendrimit te tij ne fshatrat e komunes se Therandes dhe drejtimit te luftes nga ana e tij, atje ai kishte krijuar raporte te shendosha ne mes popullates dhe luftetareve te UÇK-se, dhe keshtu ai kishte admirimin e gjithe banoreve dhe luftetareve te kesaj ane, qe edhe sot atje kujtohet me pijetet. Drini ia rriti admirimin edhe UÇK-se me sjelljet e veta.
Duke pare nevojen e pergatitjes se stafit komandues, per te gjitha zonat e luftes dhe duke pare pergatitjen e shkelqyeshme ne lemine e artit ushtarak, komandant Drini, me urdherin e SHP te UÇK-se, emerohet Drejtor i Shkolles Ushtarake dhe Doktrines se UÇK-se. Ne kete detyre te larte prane SHP te UÇK-se ka qendruar deri ne perfundimin e luftes, kur ai duket se nuk ishte i kenaqur me kushtet e marreveshjes per transformimin e UÇK-se dhe kishte vendosur qe ti kthehet jetes civile.
Vrasja e Drinit
Vrasja e Ekrem Rexhës-komandant Drinit, ka ndodhur, më 8 maj 2000, në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratave të pjesëtarëve të familjes dhe të policisë së UNMIK-ut, mbi trupin e tij, në afërsi të shtëpisë së tijë është kryer atentat duke zbrazur 17 plumba (tre në kokë dhe 14 në trupin e tij). Kjo vrasje ka zgjuar indinjatë dhe gjykim të ashpër në gjithë Kosovën, por në veçanti te bashkëluftëtarët e tij. Ishte kjo një vrasje, që dyshohet të jetë kryer për motive politike.
Edhe nëse gjyqi vërteton se është kryer për motive të tjera, kjo nga qarqe të ndryshme politike, dhe nga një pjesë e shtypit është shfrytëzuar në mënyrë përfide, në përpjekje për të devalvuar vlerat e luftës, shokët e drinit, dhe sidomos institucionin e TMK-së. Por, sidoqoftë komandant Drini do të mbetet si njëra ndër figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare të UÇK-së, edhe pse, ka plot tendenca të ndarjës së dëshmorëve. Ai i takon Panteonit të bijve më të respektuar të kombit.