Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, fton të gjithë
individët dhe organizatat jo-qeveritare, të regjistruara në Republikën e Kosovës, që veprojnë në Komunën e Prizrenit, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, të aplikojnë për mbështetje financiare nga kjo drejtori, raporton TV Prizreni.
Informacionet e hollësishme në lidhje me thirrjen publike, kushtet për aplikim dhe dokumentet e nevojshme mund të gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Udhezues-per-Thirrje-per-OJQ…
Kurse formularët dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund të gjeni në:
https://kk.rks-gov.net/…/subvencione-per-turizem-dhe…/
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyret e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik – Objekti i Beledijes (Rr. Remzi Ademi). Afati i fundit për aplikim është data 7.05.2021.
Për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni në e-mail adresën: [email protected].
Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/…/turizm-ve-ekonomik-kalkinma…/
Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/…/subvencije-za-turizam-i…/