Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me vaksinat dhe presionin ndaj mediave nga qeveria Kurti në lidhje me raportimet për dështimin e kontratës me kompaninë Pfizer.
Me anë të një postimi në Facebook, Selmanaj e ka quajtur “mendësi totalitare” formën e veprimit të qeverisë së VV-së.
Madje ai ka bërë thirrje që një dukuri e tillë të ndalohet, siç thotë ai “sa nuk është vonë”.
“Patriotë shqiptarë, qofshi prokurorë apo gjyqtarë, policë apo agjentë të AKI-së, politikanë apo funksionarë publik, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, mblidhni forcat dhe REFUZONI këtë mendësi”, ka shkruar Selmanaj.
Postimi i plotë i tij:
Ju kemi thënë me kohë!.
Mendësia totalitare nuk din ndryshe. Fillimisht ju lëshohen në qafe mediave dhe zërave kritikë, pastaj i kapin organet e ndjekjes dhe organet e drejtësisë dhe në fund ballafaqohen me një shoqëri pa imunitet dhe pa forcë reaguese.
Prandaj sa nuk është vonë, këtë mendësi duhet ndal dhe duhet këput rrënjët që në nismën e saj.
Ky vend dhe kjo shoqëri mendësinë totalitare e ka arkivuar si periudhën më të errët të historisë!
Patriotë shqiptarë, qofshi prokurorë apo gjyqtarë, policë apo agjentë të AKI-së, politikanë apo funksionarë publik, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, mblidhni forcat dhe REFUZONI këtë mendësi.
Kosova është vendi ynë i shtrenjtë!.