Sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, teksa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paralajmëroi gjatë ditëve në vijim edhe adresime të tjera.
“Gjatë ditëve në vijim do të nisim me adresimin e prioriteteve tjera“, tha ajo.
Ajo foli rreth këtij koncept dokumenti ku tha se ka për qëllim shqyrtimin e pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtarë.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugën hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky koncept ka për qëllim shqyrtimin e pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtarë.
Gjithashtu do të adresohet bartja e pasurisë nga personat zyrtarë tek personat e tretë.
Projektligj që do të hartohet parasheh mekanizma bashkëkpunimi ndërmjet qytetarëve dhe Agjencisë për konfiskim.
Gjatë ditëve në vijim do të nisim me adresimin e prioriteteve tjera.
Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së…
Posted by Albulena Haxhiu on E martë, 13 April 2021