Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka bërë një sër deklaratash skandaloze dhe tendencioze.
Ai teksa ka folur për Specialen e ka quajtur UÇK-në si terroriste, shkruan lajmi.net.
Madje ai nuk është ndalur me kaq, duke thënë se nga autoritetet në Prishtinë po bëhet presion ndaj Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë.
Këto deklarata, ai i bëri duke cituar deklaratat e presidentes së Speciales, Ekaterina Trendafilova.
Përveç kësaj, Selakoviq ka thënë se janë rritur sulmet ndaj serbëve, dhe se autoritetet kosovare nuk kanë treguar seriozitet për procesin e kthimit të serbëve.
Ai ka cituar edhe deklaratat e drejtorit të Inspekcionit në Mitrovicë se “Kosova e Shqipëria do të bashkohen” qoftë me luftë qoftë me pushkë, duke aluduar se Kurti po kërcënon me bashkim me Shqipërinë.
Selakoviq ka përmendur edhe deklaratat e Kurtit për dialogun, i cili thoshte se ky proces nuk është as në listën e dy prioriteteve të para të qeverisë së tij.
“Do t’iu rikujtoj deklaratat e tij se dialogu do të jetë poshtë në listën e prioriteteve, duke përjashtuar çdo mundësi për dialog”, ka thënë ai.