- Reklama -

Raporti i Europol: Shqipëria burim droge, ngarkesat me kanabis transportohen përmes detit në Itali

Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës.

Konkluzioni del nga raporti që Policia Evropiane publikoi të hënën, të titulluar “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe të Organizuara”.

- Reklama -

Sipas Europolit, 40 për qind e rrjeteve kriminale aktive në BE merren me tregtimin e lëndëve narkotike.

Produkti ilegal më i përhapur mbetet kanabisi, që në rastin e Shqipërisë transportohet kryesisht me rrugë detare drejt Italisë.

60 për qind e krimit të organizuar e kryen aktivitetin duke përdorur dhunën dhe po aq, korrupsionin, ryshfetin e thjeshtë deri te skemat e sofistikuara miliona-dollarëshe.

Catherine De Bolle, drejtueses së Europolit, tha se raporti i vitit 2021 tregon se të dy këta indikatorë po vijnë duke u përkeqësuar.

“Impakti i tyre te qytetarët, te ekonomia dhe te shteti i së drejtës është tepër i madh. Na duhen veprime të përbashkëta, politika të reja, të rimendojmë se si punojmë. Nuk mjaftojnë vetëm konfiskimet. Këta njerëz po shfrytëzojnë gjithçka nga shoqëria për fitim, pa respekt për jetën,” tha Catherine De Bolle.

Korrupsionin në nivel evropian vlerësohet se po e stimulon tregtia e drogës, sidomos nivelet rekord të kokainës nga Amerika Latine.

Me rastin e pandemisë, drejtuesja e Europolit thotë se grupet kriminale po përfitojë edhe prej saj, duke shitur produkte false kundër covid-19.

“Që nga fillimi i krizës kemi parë oferta vaksinash false nëpër internet. Tani i gjejmë edhe në botën fizike. Është për t’u çuditur që disa njerëz i blejnë këto vaksina jashtë sektorit farmaceutik, por ato janë rrezik për shëndetin,” tha Catherine De Bolle.

Europoli ka identifikuar pastrimin e parave, sulmet kibernetike, krimet personale, mashtrimet dhe krimet mjedisore si fenomene të tjera kërcënuese për BE-në.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort