Që nga mëngjesi, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë ndaluar automjetet që hyjnë në zonën ku ndodhet Qendra Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut dhe po i kontrollojnë të gjitha veturat, pas një informacioni se një sulm do të kryhej në një nga spitalet në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se në Kosovë, se pjesëtarët e Policisë janë mobilizuar në gjithë Kosovën për t’i siguruar spitalet.
“Policia u kontaktua nga një person i cili kërcënoi të sulmonte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi se kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente sulmin, Policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën derisa të zbulojmë më shumë informacion”, Hoti ka thënë për portalin serb , shkruan KosovoOnline.
Nga Policia e Kosovës në Prishtinë nuk kanë dhënë ende ndonjë konfirmim për këtë.