Home SHËNDETËSI Studimi i rëndësishëm: Zbulohet arsyeja e pasojave të rënda të COVID-19

Studimi i rëndësishëm: Zbulohet arsyeja e pasojave të rënda të COVID-19

0
Studimi i rëndësishëm: Zbulohet arsyeja e pasojave të rënda të COVID-19
BROCKTON - AUGUST 13: A nurse practitioner administers COVID-19 tests in the parking lot at Brockton High School in Brockton, MA under a tent during the coronavirus pandemic on Aug. 13, 2020. (Photo by David L. Ryan/The Boston Globe via Getty Images)

Një studim i rëndësishëm që vjen nga bioteknologjia mund të ndihmojë për të kuptuar shkakun e pasojave të rënda të personave të infektuar me SARS-coV-2, dhe pse disa të tjerë e kalojnë pa simptoma o si një grip të zakonshëm.

Sipas kërkuesve të CEINGE- Institutit të Bioteknologjisë të Avancuar në Napoli, arsyeja duhet gjetur te gjenet. Sipas studimit të botuar në revistën iScience (Cell Press), një kromozom i caktuar, ai 21, ka një rol vendimtar në 5 variante gjenetike që ndryshojnë funksionet e gjeneve TMPRSS2 dhe MX1, duke lënë të pambrojtur personat nga efektet e rënda të COVID-19, që çojnë deri në vdekje.
Studimi mori parasysh 7 mijë pacientë të infektuar dhe 1 milion persona në gjendje të mirë shëndetësore, kryesisht nga Europa por edhe nga Afrika dhe Azia, dhe mbështet dyshimet që prej muajsh kanë virologët në të gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here