Home PRIZRENI ME RAJON Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, i reagon IKSHPK-së rreth raportimeve të fundit për Covid-19

Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, i reagon IKSHPK-së rreth raportimeve të fundit për Covid-19

0
Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, i reagon IKSHPK-së rreth raportimeve të fundit për Covid-19

Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu, i ka reaguar IKSHPK-së pas publikimit të raportit nga kjo e fundit ku bëhet e ditur se të shtunën në Prizren kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 85 qytetarë.

Postimi i plotë

Sot, në Komunë të Prizrenit kanë rezultuar 85 persona pozitiv me COVID-19.

Me përgjegjësi të plotë ju them, si koordinator i shtabit emergjent lokal, që ky numër nuk është brenda 24 orëve të fundit. Vetëm një ilustrim për këtë:

Vëllau im ka rezultuar pozitiv me datë 10 Mars 2021, me datë 18 Mars ka rezultuar negativ, pra, nga data 18 Mars llogaritet i shëruar.

Paramendoni, sot me datë 20 Mars 2021 vëllau im është futur ne listën e të infektuarve, në këtë listë ku rezultojnë 85 raste pozitive, ndërkohë që të dhënat nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në IKSHP raportohen çdo ditë.

P.S.

Ky pushtet edhepse jolegjitim, e ka humbur edhe sensin e qeverisjes, përpos shpalljes së ndonjë tenderi ku kanë pêrfitim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here