E gjithë bota tashmë po vuan nga vala e tretë e pandemisë Covid-19, ndërkohë që imunizimi prej tij është tema më e diskutuar. Lidhur me diferencën mes imunitetit natyral dhe atij të vaksinës, mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV tha se imuniteti natyral është shumë herë më i mirë. Ai shtoi se imuniteti se që vjen nga vaksina është i mirë po ashtu sepse mund të mbrojë edhe nga mutacionet e Covid.
Më i mbrojtur pas vaksinës apo pasi kalon Covidin?
Pipero: Imuniteti natyral është shumë herë më i mirë sepse është natyral, por ai që vjen nga vaksina është i mirë gjithashtu sepse mund të mbrojë edhe nga mutacione të tjera të reja të virusit.