Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë për fyerje të zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën në ora 17:25.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull – shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti ka penguar, fyer dhe nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policorë”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/