Anëtarja vjetër e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e këtij subjekti politik.
Pas përfundimit të zgjedhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli ka deklaruar se më nuk është pjesë e këtij subjekti politik.
“Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi kanë rënë dhe në çfarë injorance, e tha një fjalë që ia kanë keqpërdorur siç po i keqpërdorni deklaratat e mia”.
“Ai tha: Le ta dijë bota e mbarë se nga sot s’jam shqiptar, dhe në fakt ishte shqiptari më i madh”, Tërmkolli citoi fjalër e Gjergj Fishtës.
Më pas ajo tha se s’jam më në LDK.
Theksojmë se gjatë ditës së sotme, 191 delegatë ia kanë dhënë besimin, Lumir Abdixhikut që ai të jetë kryetar i LDK-së.
Ndryshe, Tërmkolli prej vitesh ka qenë anëtare e LDK-së.