- Reklama -

Infektologu Ramadani i sheh të nevojshme masat rigoroze antiCOVID-19

Infektologu në pension Hamdi Ramadani, po e vlerëson të rëndë situatën tashmë të krijuar me raste të shumta të të infektuarve me koronavirus në vend.

Përveç kësaj ai e sheh edhe me shqetësuese gjendjen për faktin se në Kosovë, akoma nuk është siguruar vaksina kundër COVID-19, njofton Klan Kosova.

- Reklama -

”Numri i këtyre rasteve po shkon në rritje, kjo favorizon edhe faktin që kemi variantin e ri të COVID-19”.

”Ajo çka është brengosëse për vendin tonë, është se ende nuk kemi mund ta sigurojmë një vaksinë, do të ishte imunizuese, që do ta mbronte qytetarin apo shpëtonte. Nuk e di deri kur do të presim”.

”Nëse vazhdojmë me këtë trend ditëve në vijim, situata do të jetë tejet e ngarkuar dhe e rënduar, pasi numri i të sëmurëve po kërkojnë nga dita në ditë pranimet në reparte, por situata do jetë tejet e rwndë dhe shqetësuese sepse edhe ato kapacitete që kemi do të jenë në limitin e tyre”.

Për të zbutur këtë situatë alarmante siç e quan ai, njohësi i këtyre sëmundjeve, konsideron që masat më rigoroze antipandemi, do të ishin të një niveli më se të nevojshëm, njofton Klan Kosova.

”Është me rëndësi që masat antiepidemiologjike të jenë më rigoroze, më shtrënguese dhe të jenë më të respektuara nga qytetarët, në të kundërtën të merren masa sanksionuese ndaj atyre që nuk iu nënshtrohen parimeve elementare për luftimin e virusit COVID-19”.

”Maska detyrimisht duhet të përdoret edhe ndaj atyre që e kanë kaluar sëmundjen. Distanca duhet respektuar në përgjithësi”.

”Fillimi i një vaksinimi dhe një imunizimi, do të ishte hap themeltar dhe themelor që të ndalet ky hap i ndaljes së rritjes së rasteve dhe vdekshmërisë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort