Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Gjilanit nga ky subjekt politike, Lutfi Haziri, ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të LDK-së, shkruan Gazeta Blic.Haziri në fjalën e tij ka thënë se do të kthejnë besimin e humbur në zgjedhjet e 14-marsit.
“LDK-së i duhet unitet për ta ruajtur këtë familje e cila është shpresa e vetme për integrimin euro-atlantik. Do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së, do të kthejmë besimin tek partenrët ndërkombëtarë. Ofrohem për të dhënë këtë kontribut që 15- marsin ta kthejmë në festë për demokracinë e brendshme” tha Haziri.