- Reklama -

Zgjedhjet e 14 marsit: Agim Veliu heshtet për kryetarin e ri të LDK-së, s’ka asnjë koment!

Me datën 14 -mars pritet të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i këtij subjekti politik pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga të gjitha funksionet në parti.

Deri në këto momente, kandidaturat për kryetar të LDK-së i kanë shpallur Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Anton Çuni.Pas shpalljes së këtyre kandidaturave i pari që doli publikisht në mbështetje të njërit nga kandidatët, Lumir Abdixhikut, ishte kryetari i LDK-së dega Vushtrri Xhaferr Tahiri.

- Reklama -

“Nga kandidatura që kemi parë tani të zotëri Lufti Hazirit dhe zotëri Lumir Abdixhikut por besoj që është e qartë që dega jonë në bazë të asaj që thash dhe deklarova dhe takimeve që kemi mbajtur dhe personalisht do përkrahim kandidaturën e Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së” deklaroi Tahiri.Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, për ta pyetur më gjerësisht se cilin prej kandidaturave mbështet për kryetar të ri LDK-së.I njëjti pasi ka dëgjuar pyetjen, nuk ka preferuar të përgjigjet, duke u mjaftuar vetëm me fjalën “Faleminderit”.

Ndërkohë në lidhje me kandidaturat është deklaruar edhe nënkryetari tjetër i LDK-së, Haki Rugova i cili ka deklaruar se nuk ka bërë një zgjedhje akoma se kë do të mbështesë me 14 mars për kryetar të LDK-së.“Janë shpallë kandidatura dje, do të ketë edhe kandidatura të tjera deri në Kuvend. Delegatët janë ata që e zgjedhin kryetarin. Unë deri në Kuvend nuk kam vendosur asgjë, jam vetëm një delegat dhe kam vetëm një votë. Nuk do t’ia imponoj voton bash askujt, absolutisht” tha shkurt Rugova për Gazeta Blic.
Në lidhje me kandidaturat për kryetar të ri të LDK-së është dekalruar edhe ish-deputetja e këtij subjekti politik, Besa Gaxherri.Gaxherri ka thënë se tashmë LDK-ja s’ka kohë për “klane” dhe se ka ardhur momenti me reflektu thellë.“Unë sinqerisht po i’u them se nuk jam kontaktu nga askush për asgjë, dhe besoj dhe shpresoj që kështu është sepse LDK-ja tani ka momentin për të reflektu dhe nuk ka më hapësirë për të kriju grupe dhe asgjë tjetër. Ne normal kemi problem me statutin dhe me shumë gjëra të tjera të cilat duhet t’i rregullojmë paraprakisht. Unë mendoj se mund të jetë ky Kuvend i cili nuk do ta përfundojë zgjedhjen e kryetarit të ri por duhet të punojmë paraprakisht edhe duhet të ketë mendime ndryshe në Kuvend prandaj është gjithçka herët për me u deklaru” deklaroi Gaxherri për “Gazeta Blic.Zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së erdhi pas dorëheqjes së Isa Mustafës, nga humbja e thellë e LDK-së me 14 shkurt.Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme mori një nga rezultatet më të dobëta në historinë e saj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort