- Reklama -

Respekt dhe nderim kontributit nacionalist dhe shkencor të Prof.dr. Sejdullah Hoxhës

SEJDULLAH HOXHA (1948-2021)

Prof.dr. Sejdullah Hoxha u lind në Zhur në vitin 1948. Shkollën fillore e kreu në vendlindje (Zhur). Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren (1968). Po këtë vit regjistrohet në Shkollën e Lartë për Punë Sociale në Shkup. Pas një viti detyrohet t’i ndërpres studimet, ngase arrestohet dhe dënohet me një vit burgim, për arsye të veprimtarisë nacionaliste (organizimit dhe pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1968). Dënimin e vuan në burgun e Shkupit.

- Reklama -

Gjatë gjithë jetës së tij ishte i angazhuar dhe kontribuoi për çështjen kombëtare shqipatre, në veçanti për zgjidhjen e statusit të Kosovës, e cila padrejtësisht dhe me forcë, pas vitit 1945 kishte mbetur nën sundimin serb-komunist. Dr.Sejdullah Hoxha ishte pjesëmarrës aktiv dhe kontrtibutdhënës në të gjitha zhvillimet madhore nacionale të shqiptarëve në Kosovë, demonstratat e vitit 1981, demonstratat e vitit 1989 dhe zhvillimet e viteve 1990-1999.

Nuk kishte si të ishte ndryshe, ngase që në rininë e hershme ishte i edukuar në frymën e nacionalizmit dhe të patriotizmit shqiptar, për më tepër si stërnip i atdhetarit Mulla Nasuf Zhuri dhe nipi i Akademik prof.dr. Eshref Ademaj.

Dr. Sejdulla Hoxha edhe pse jetoi dhe punoi në Prishtinë, asnjëherë nuk e harroi Zhurin. Bashkë me Akademik Eshref Ademaj ishte promotori i të gjitha zhvillimeve nacionaliste e kombëtare të kohës të cilat si në gjithë Kosovën u zhvilluan edhe në Zhur dhe në rajon, në veçanti në vitet 1990-1999.

Dr.Sejdullah Hoxha gjithashtu ishte intelektual dhe shkencëtar, pas përfundimit me sukses të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, paralelisht me kontributin si mjek dhe mësimdhënës arriti të përfundoi me sukses në vitin 1983 në Universitetin e Shkupit specializimin në gjinekologji. Në vitin 1986 i vazhdon studimet pasuniversitare në Institutin e Mjekësisë Publike në Universitetin e Sarajevës. Në vitin 2000 mbron tezën e Doktoraturës me titull “Karakteristikat epidemiologjike, socio-ekonomike dhe faktorët tjerë që ndikojnë në lindjet e parakohshme gjatë periudhës pesëvjeçare në Kosovë”.

Dr.Sejdullah Hoxha në vitin 1985 zgjidhet Kryetar i Seksionit të Gjinekologëve të Kosovës, ndërsa në vitin në vitin 1988 në Kongresin e Gjinekologëve të ish Jugosllavisë, zgjidhet Sekretar i Shoqatës së Gjinekologëve të ish Jugosllavisë. Gjatë vitit 1983-2000 punësohet Asistent mësimor për lënden Gjinekologji – Obstetrike. Në vitin 2002 zgjidhet Profesor Asistent nga lënda Gjinekologji me Obstetrikë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 2005 zgjidhet Prodekan në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të publikuara dhe botuara më shumë se 50 botime shkencore-profesionale.

Vepra nacionaliste-patriortike dhe shkencore e Dr. Sejdullah Hoxhës do të mbeten gjithnjë të vlerësuara në rrafshin kombëtar dhe më gjerë.

Shkruan: Skender Susuri

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort