Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e nesërme do të shoqërohet me mot kryesisht me diell, por i ftohtë.
Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s”.