Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 72 mijë e 500 raste me COVID-19 apo 22.26 %, Kurse kanë vdekur 1 mijë e 640 persona.
Në një hartë të publikuar në “Facebook” nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, bëhet e ditur se momentalisht në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 576 pacientë, prej tyre 9 janë në respiratorë, 24 janë në CPAP dhe 413 me oksigjen.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend, 592 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus dhe kanë vdekur gjashtë persona.
Në këto 24 orë janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61 mijë e 685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 175. /Lajmi.net/