Një punëtor i bankës në Prizren, ka njoftuar se duke dorëzuar paratë e deponuara ka hasur në 33 kartëmonedha 50 dollarëshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia ka njoftuar se kartëmonedhat janë konfiskuar nga forenzika, ndërsa rasti është duke u hetuar, raporton PrizrenPress.
“Prizren 05.03.2021-13:20. Dëshmitari mashkull kosovar, punëtor i bankës, ka njoftuar se duke dorëzuar paratë e deponuara ka hasur në 33 kartëmonedha 50 $ (dollarë-she), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë konfiskuar nga forenzika. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport 24 orësh të Policisë së Kosovës./