Kryetar i Odës, Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një konferencë për media ka pasur një kërkesë nga institucionet e vendit.
Ai ka kërkuar që nga java e parë e muajit prillt të lejohet puna e sallave të dasmave.
“Kërkojmë që të gjitha sallat e dasmave veçanërisht të dasmave që prej marsit të vitit të kaluar nuk kanë punu, prej javës së parë të muajit prill të fillojnë punën, duke i respektuar rregullat sipas manualit që ne si odë ua kemi dërguar institucioneve. Mund të dalim ne vet që të mos ketë kurrfarë shërbimi, si kundërpërgjigje dhe të mos ofrojmë shërbime”, shtoi Sogojeva.
Sogojeva po ashtu ka paralajmëruar se në rast nëse do të ketë ashpërsim të masave atëherë ata do të mbajnë protesta si dhe nuk do të respektojnë asnjë masë të re kundër COVID-19.
“Sipas disa informatave kemi paralajmërime të shtrëngimit të masave. Kemi marrë vendim që të ju kundërvihemi. Nën një nuk do t i respektojmë apo zbatojmë çfarë do mase që lidhet me shtrëngime që lidhen me COVID-19, ne nuk do ta respektojmë. Ne kërkojmë që mos të ketë ndryshim apo kufizim të orarit”, tha Sogojeva.
Ai shtoi se “Reagimet që do t i kemi do të jenë shumë të ashpëra, duke filluar nga protestat dhe padëgjueshmëri totale. Nuk do të lëshojmë pe, është vërtetuar se hoteleria nuk kanë qenë vatër e infeksionit”.