Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha sot dërgojnë ankesë në PZAP ndaj orkestrimit të votave nga Lista Serbe.Berisha thotë se ankesa do të dorëzohet sot me datë 5 mars në ora 10:00, përcjellë Gazeta Blic.Ai tregon se pjesë e ankesës do jenë edhe partitë e tjera jo shumicë.
Njoftimi i tij i plotë:
Të nderuar përfaqesues të mediave në Kosovë ,Fillimisht ju falemnderoj për korrekësinë dhe mbështetjen tuaj gjatë këtyre ditëve me rastin e pakënaqesive tona lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur kunderligjshëm ‘ Romani Iniciativa”.
Andaj ne ju njoftojmë se do të ushtrojm të drejtën tonë ligjore për të parashtruar ankesë në PZAP sot me datë 05.03.2021 në ora 10:00h.Pjesë e ankesës do të jenë edhe partite e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.