Për të gjitha familjet me kushte të rënda ekonomike Shoqata Humanitare “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame dega në Prizren, me rastin e afrimit të sezonit dimëror do të dhurojë falas 1000 xhaketa për të rrituri dhe fëmijë të të dy gjinive.
Aksioni do të jetë i hapur nga data 09.11.2020 (e hënë) deri më datë 13.11.2020 (e premte) duke filluar nga ora 9:30 deri në ora 15:00, (mbajtja e maskës obligative).
Prandaj ftohen të gjitha familjet me kushte të rënda ekonomike që të paraqiten në zyret e Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Prizren e cila geindet afër Xhamisë Imam Ebu Hanife në rr. Fatmir Berisha.
Po ashtu ftohen njerëzit e vullnetit të mirë që ti bashkangjiten këti aksioni humanitar duke thuruar veshje dimërore.
Ndërsa, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, i falënderon bamirësit për bashkëpunimin me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”.