- Reklama -

PD dhe LSI nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit, shpalosin edhe sloganin

PD dhe LSI sot kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, me sloganin ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’.Marrëveshja është firmosur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.Si opozitë e bashkuar, PD dhe LSI do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI).

Në marrëveshjen mes dy forcave politike janë parashikuar 13 pika, ku kryesorja është nxjerrja e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar, sipas tyre nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit.Një pikë tjetër e marrëveshjes është përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe dhënien fund të çdo pengese të krijuar nga qeverisja aktuale për këtë proces jetik për të gjithë shqiptarët si dhe për mobilizimin e të gjithë faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile për realizimin e këtij objektivi.Sipas marrëveshjes, përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin

Një aeroport në Turqi së fundmi u përfshi në...

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë...

Fshati polak ku të gjithë 6000 banorët jetojnë në të njëjtën rrugë

Në zemër të Polonisë, pak kilometra larg Krakovës, ekziston...

Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra

Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort