- Reklama -

Petkoviq-Osmanit: Pse mërziteni për një hartë të thjeshtë nëse Kosova është e pavarur?

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth paraqitjes së emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, me një hartë në sfond në të cilën ‘’kthente’’ Kosovën si pjesë të Serbisë.

”Kufijtë tanë u shënjuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, shkroi Osmani në Twitter.

- Reklama -

Në postimin e saj komentoi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke i thënë Osmanit se është qesharake që po e sulmon Beogradin derisa udhëheqësit e UÇK-së janë në Hagë duke u përballë me akuza për krime lufte.

“Është një qesharake që ju sulmoni Beogradin për krime, ndërsa udhëheqësit tuaj janë në Hagë, të akuzuar për krimet më monstruoze kundër civilëve serbë. Ju s’po bëni mirë këto ditë me këto harenga të kuqe. E vërteta është më e fortë se gjithçka”.

Petkoviq ka shkruar gjithashtu se aty ku shihen kufijtë në hartën e Lajçakut janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.

“Kjo tregon se sa larg jemi nga njëri-tjetri dhe se sa kemi nevojë për dialog dhe kompromis. Nuk ka kompromis pa marrëveshje me Beogradin”.

Po ashtu, Petkoviq i bëri një pyetje për Osmanin.

“Vjosa Osmani, pse jeni kaq e mërzitur për një hartë të thjeshtë, nëse “Kosova e vetëshpallur” është e pavarur siç pretendoni?

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort