Home PRIZRENI ME RAJON Ndihmohet familja Shatri në Kushnin të Hasit, pritet të bëhet edhe me shtëpi të re

Ndihmohet familja Shatri në Kushnin të Hasit, pritet të bëhet edhe me shtëpi të re

0
Ndihmohet familja Shatri në Kushnin të Hasit, pritet të bëhet edhe me shtëpi të re

Drejtori i Mirëqenies Sociale në Prizren, Islam Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në bashkëpunim me njërëz të vullnetit të mirë dhe përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare ” Bereqet” e cila vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, kanë ndihmuar familjen e Agim Shatrit në fshatin Kushnin të Hasit.

” Një falënderim për z. Astrit N. Shatri, znj. Besë Krasniqi dhe drejtoreshën e Arsimit në Prizren, znj. Xhemile Thaçi- Vezgishi, që na njoftuan për gjendjen e rëndë të familjes se z. Agim Shatrit .

Sot, në vizitë kësaj familje përmes një mobilizimi të shpejtë me njerëz të vullentit të mirë si z. Shaban Krasniqi dhe z. Kurtish Hoxhaj nga shoqata ” Bereqeti “, ne i ofruam ndihmën e parë me dru për ngrohje , ushqim dhe veshmbathje. Me donatorët tjerë, arritem marrëveshje për finalizimin e shtëpisë për banim me çelësa në dorë”, ka shkruar drejtori Thaçi.

Njerezimi do jetoj gjer sa ka ndergjegjje
Kushnin -Has .
Nje falenderim per z. Astrit N Shatri znj. Besë Krasniqi …

Posted by Islam Thaqi on E enjte, 25 Shkurt 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here