- Reklama -

Burrat i rrahin gratë në Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri

Gjatë 24 orëve të fundit janë rritur rastet me dhunë në familje, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjithsej tri raste me dhunë në familje.

Në fshatin Dvorishtë të Podujevës një person është arrestuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër.

- Reklama -

“Fsh. Dvorishtë, Podujevë 24.02.2021 – 18:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Në komunat e Suharekës dhe Vushtrrisë janë raportuar nga një rast i dhunës fizike të ushtruar në bashkëshorten e tyre.

“Suharekë 24.02.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me konsultim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

“Vushtrri 25.02.2021 – 00:10. Viktima femër kosovar ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës, vajzës i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi ndërsa i dyshuari nuk është hasur ende. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdo të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort