- Reklama -

Nata e Vitit të Ri kalon me disa incidente, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në natën e ndërrimit të motmoteve janë raportuar incidente që lidhen me pjesën e festimeve.

Siç bëhet e ditur, në disa rajone janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe gjithashtu edhe raste të lëndimeve të lehta nga arma e zjarrit.

- Reklama -

“Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot-moteve, ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve. Nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pa kujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri  dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre). Policia i ka iniciuar dhe do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ato raste qofshin vepra penale apo incidente tjera dhe rastet në koordinim me prokurorit kompetente do të përcillen te organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje në një komunikatë për media bëhet e ditur se në kuadër të planit operativ për festat, Policia ka shtuar mbikëqyrjen në ambientet ku pritej të ketë prezencë më të madhe të qytetarëve, pikëkalimet kufitare, aeroportit ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi.

“Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit publik, për festat e  fund vitit dhe për Vitin e Ri,  ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ, ku është paraparë shtimi i masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim, festime apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festës. Në pika të veçanta të këtij urdhri operativ, përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, është paraparë kujdes i shtuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin në trafikun rrugor, menaxhimin e Pikave të Kalimeve Kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi”, thuhet  në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort