Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka urusr pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe personelit të Ministrisë së Mbrojtjes, shëndet, suksese dhe mbarësi për vitin që vjen.
Në prag të Vitit të Ri, ai u ka shprehur mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e tyre të përditshme në shërbim të atdheut.
“Të nderuar pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe personel i Ministrisë së Mbrojtjes, në prag të Vitit të Ri, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën tuaj të përditshme në shërbim të atdheut. Me punën dhe devotshmërinë tuaj, ju jeni shtylla e sigurisë dhe e besimit të qytetarëve në shtetin tonë. Me besim të plotë në aftësitë dhe vlerat tuaja, ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në vitin që vjen. Gëzuar Vitin e Ri!” – shkruan Maqedonci në Facebook.
