- Reklama -

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj nëntë personave për mashtrim financiar ndaj shtetasve të huaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi”, përmes së cilës dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm miliona euro duke mashtruar shtetas të huaj.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të akuzuar janë: N.S., E.S., D.B., A.J., G.S., M.D., K.S., B.Q. dhe V.M. Përveç veprës së mashtrimit, i pandehuri N.S. akuzohet edhe për “posedim të paautorizuar të armëve”.

- Reklama -

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se, në bashkëveprim dhe në një periudhë të papërcaktuar kohore deri në shkurt të vitit 2024, kanë mashtruar shtetas të vendeve të ndryshme evropiane, kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, duke përfituar mjete financiare në vlerë prej 2,067,271 euro.

Sipas hetimeve, të pandehurit janë paraqitur në mënyrë të rreme si kompani investimesh dhe kanë kontaktuar viktimat, duke i bindur të investojnë në platformat “Option888” dhe “Krack”. Pas sigurimit të qasjes në aplikacionet e viktimave, ata dyshohet se kanë manipuluar të dhënat financiare, duke paraqitur rritje fiktive të investimeve.

Hetimet e Prokurorisë kanë konstatuar se mjetet financiare të përfituara nga viktimat, të transferuara përmes platformës “Krack”, janë shpërndarë ndërmjet të gjithë të pandehurve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe në mbrojtjen e rendit juridik dhe ligjshmërisë në vend.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort